Imeraj: Institucionet të punojnë më shumë se pse nuk duhet të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit (VIDEO) NULL NULL 17.05.2023 18:46 17.05.2023 18:46 Departamenti Amerikan i Shtetit dje e ka publikuar raportin e vitit 2022 për Liritë Fetare. Në raportin për Kosovën, ka kritika të mëdha ndaj vendit, ku thotë ndër të tjera se Qeveria e Kosovës sërish ka dështuar në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që i njihte Kishës Ortodokse Serbe pronësinë e tokës rreth Manastirit të Deçanit. Për këtë çështje sot në Info Magazine të Klan Kosovës, historiani Shkodran Imeraj, ka deklaruar se institucionet e Kosovës e kanë për detyrë që të argumentojnë më shumë se pse nuk duhet të zbatohet ky vendim i Kushtetueses. “Raporti i DASh-it edhe viteve të tjera e ka listuar këtë problematikë. Por ne konsiderojmë që institucionet e Kosovës e kanë për detyrë që të bëjnë edhe më shumë në argumentimin se pse ky vendim nuk duhet të zbatohet”. “Kemi shtatë vjet që diskutojmë rreth kësaj teme, mendoj se opinioni dhe të gjithë janë bindur se ky është me të vërtetë një vendim i gabueshëm”, ka thënë Imeraj. Ndër tjera, ai vendimin e 2016-ës për Manastirin e Deçanit nga Kushtetuesja e ka quajtur si antiligjor dhe antikushtetues. “Gjykata nuk e ka respektuar nenin 113 paragrafin shtatë, i cili thekson se gjykata nuk mund ta trajtojë një lëndë e cila nuk është e përfunduar në gjykatat e rregullta të Kosovës”, ka theksuar Imeraj./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS