Imamët e diasporës për drekë te Tërnava NULL NULL 30.07.2019 16:15 30.07.2019 16:15 Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Diasporës, në objektin e medresesë “Alauddin” në Prishtinë, ka shtruar drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në diasporë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën e tij përshëndetëse tha se Medreseja e Prishtinës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çdo etapë që vendi ynë ka kaluar. Tërnava lavdëroi punën e diasporës, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese, duke u thënë se dyert në Kosovë janë çdo herët të hapura për mërgatën tonë.“ Ai falënderoi imamët e diasporës, për ruajtjen dhe kultivimin e islamit të pastër, duke porositur që të ruajnë fëmijët nga çfarëdo lloj radikalizmi. “Nuk guxojmë asnjëherë t’i japim përparësi gjuhëve të huaj karshi asaj amtare.Kemi për detyrim ta ruajmë identitetin tonë kombëtar kudo ku jemi. Andaj duhet ti ruajmë fëmijët tonë nga çdo sindrom qe nuk i përket islamit (radikalizmit) , kjo është një përgatitje sa për ta fëlliqur islamin, sepse kjo s’ka të bëjë me islamin se islami është i pastër. Në asnjë mënyrë ne shqiptarët nuk guxojmë që të tjerët të na bëjnë me gisht sikur ne jemi ekstremist .Mërgimtarët tanë duhet të kenë një bashkëpunim më të madhe edhe me institucionet e vendit si në aspektin politik, ekonomik dhe fetar’, tha ai. Drejtori i Diasporës, Ekrem Simnica tha se ky takim tashmë është bërë tradicional nga BIK-u, duke vlerësuar lart kontributin e diasporës dhënë për Kosovën.“Kjo drekë është bërë tradicionale nga BiK-u, duke e ditur kontributin që ka bërë diaspora dhe që vazhdon ta bëjë për Kosovën. BIK është e ndihmuar nga shtrirja e dorës e vendorëve por në shumicë nga mërgimtarët. Drejtoria për Diasporë është gati të bashkëpunojmë me mërgimtarët kudo qe janë”, th ai . Përfaqësues i Ministrisë së Diasporës, Muhamet Selmani, falënderoi imamët e diasporës për edukimin e brezave të rinj dhe kultivimin e kulturës shqiptare. Avdullah Mustafa, përfaqësues i diasporës në Zvicër, tha se do të vazhdojnë të japin kontribut për të mirën e vendit ku jetojnë dhe veprojnë, porse nuk do ta harrojnë as vendlindjen, raporton EO, transmeton Klan Kosova. Edhe Elez Osmani, përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, tha se me xhelozi po i ruajnë traditat dhe zakonet, si kombëtare, ashtu dhe fetare.“Ata të cilët kanë dalë nga Kosova , doket dhe zakonet i kanë ruajtur me xhelozi.Ne jemi rritur në këtë fryme me parime islame”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.