Illara e Coentrao qëndrojnë në Madrid NULL NULL 28.05.2015 17:55 28.05.2015 17:55 Largimi i Ancelottit dhe ardhja e Rafa Benitez mund të bëj që dy lojtarët që kanë qenë jashtë planeve të Ancelottit, e po mendonin të largoheshin, të qëndrojnë në Madrid, Veç debateve për transferimin e Rafa Benitez, në zyrat e Real Madrid po flitet edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Ndër të tjera mendohet se edhe dy lojtarët që mendohej se do të largoheshin nga skuadra, Asier Illaramendi e Fabio Coentrao do të qëndrojnë në Madrid. Portugezi, përveç nëse Benitez do ta largojë, do të qëndrojë në Bernabeu pasi klubi nuk ka gjetur zëvendësues për të. Ishte përfolur një transfer i mundshëm i tij në Old Trafford, por ai vendosi të qëndrojë në Madrid. Illaramendi nga ana tjetër duhet të jetë i lumtur me largimin e Ancelotti, pasi nuk ishte kurrë pjesë e planeve të tij. Kështu Real Madrid refuzoi një ofertë 15 milionëshe për spanjollin nga Real Sociedad. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025