Ilir Peci: Zyrën e kemi në fshatin Lipë NULL NULL 25.05.2023 12:01 25.05.2023 12:01 Ilir Peci sot është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit. Pas betimit ai ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka bërë të ditur se zyrën do ta ketë në fshatin Lipë, njofton Klan Kosova. “Unë porsa e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punojë për të gjithë dhe do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Momentalisht, zyrën e kemi në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv