Ilir Peci betohet si kryetar i ri i Zveçanit (VIDEO) NULL NULL 25.05.2023 10:38 25.05.2023 10:38 Ilir Peci është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit. Përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune, njofton Klan Kosova. “Unë, Ilir Peci betohem ose deklaroj solemnisht që do t’i kryejë detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së Zveçanit me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i sigurojmë kushtet për një jetë të qetë”, ka deklaruar Peci në betimin e tij. Kujtojmë se Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës, doli fitues në zgjedhjet e 23 prillit. Kjo pasi Lisa Serbe vendosi që t’i bojkotojë zgjedhjet. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Dështon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër nga Emanuell SYLA 19/04/2023
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike nga Emanuell SYLA 19/04/2023