18:44, 12 Korrik 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasur një shpërthim për krejt situatën që po ngjan në partinë e tij.

Ai për këtë ka fajësuar njerëz brenda dhe jashtë partisë.

Mustafa: Ata që po e “godasin” LDK-në janë askushi

Gazetari Ilir Mirena thotë se shkrimi i sotëm i kryetari të LDK-së paraqet refleksionin e krizës brenda kësaj partie.

“Po ndalem fillimisht tek fjalia e fundit e Isa Mustafës: LDK mbetët e para. Ky është konstatim i pasaktë. Që nga vdekja e Ibrahim Rugovës, kjo parti kurrë nuk ka qenë e parë. Sondazhet janë tjera, unë po flas për gjëra reale, që kjo parti s’i ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Mirena në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në situata të tilla pretendohet të gjendet një armik i jashtëm, e pati edhe për të brendshmit, por nuk përmendi asgjë konkretisht. Ky shkrim paraqet refleksionin e krizës dhe krejt asaj që po ndodh brenda LDK-së”.

“Partitë kur janë në krizë, fajtorin e gjejnë te mediat. Donald Trump, Presidenti amerikan i ka mësuar keq me fake news dhe në punën e parë i akuzojnë mediat për lajme të rrejshme”.

“Kjo frymë konfrontuese çon në polarizime edhe më të skajshme brenda partisë. Një letër e tillë, të tillët do t’i irritojë. Mustafa me këtë shkrim nuk e ka unifikuar partinë, por ka i hedhur benzinë zjarrit”.

Mirena i ka komentuar edhe sondazhet që tregojnë për rritjen e LDK-së.

“Rritjen nuk e shoh si meritë të aktivitetit opozitar të LDK-së, por e shoh si meritë të një pushteti jashtëzakonisht të dobët. Rritja e LDK-së në sondazhe është meritë e keqqeverisjes dhe mungesës së alternativës”.

“Është një heshtje brenda LDK-së, emrat më të fuqishëm në kohën e fundit s’po deklarohen dhe janë të rezervuar. Të gjithë janë duke e pritur përfundimin e zgjedhjeve në degë dhe atëherë e shohin se ku është forca e tyre reale përmes delegatëve që vijnë në qendër”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë