Ilir Meta: Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!

Ilir Meta: Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!

NULL NULL
2 months më parë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka uruar Distria Krasniqin e cila fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidenti shqiptar po ashtu ka përgëzuar edhe trajnerin e xhudos Driton Kukën dhe gjithë ekipin të cilët, sipas Metës, nuk na kanë zhgënjyer kurrë.

Distria Krasniqi e fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mundi japonezen Funa Tonaki me Waza-Ari.