Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilir Meta mbetet në burg

NULL NULL
26.06.2025 14:41

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.

Në kërkesën e depozituar javën e kaluar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ai ishte numri 2 i opozitës në vend.

Ndërkohë, burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-bashkëshortët Meta-Kryemadhi, shkruan A2 CNN.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.