11:39, 16 Maj 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë homazhe për nder të major, Klodjan Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe”.

“Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni”.

“Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë