Ilir Meta kërkon zbutje të masës, gjykata shtyn seancën për 26 qershor NULL NULL 20.06.2025 12:59 20.06.2025 12:59 Ilir Meta Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Shqipëri ka shtyrë për në datën 26 qershor seancën për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta nuk ishte personalisht në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Presidenti i PL kërkonte lirinë pasi ka qëndruar për gati 8 muaj në masën e sigurisë arrest me burg, shkruan A2. Para mediave, avokati Cakrani u shpreh: “Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thashë gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit dhe as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën, vetëm Ilir Meta jo. Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta”. “Pasuritë e ish-Presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në Hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri atje. Nga kërkimet që ka bërë SPAK në Shqipëri, në BE, SHBA… ka bërë letër-porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj Presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni sepse ka 8 muaj në paraburgim”, shtoi Cakrani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Katër eprorë të Policisë së Kosovës të suspenduar veç sot, dyshime për shkelje të rënda gjatë detyrës 6 minuta më parë