23:16, 17 Nëntor 2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka përgëzuar ekipin e Kombëtarës Shqiptare për paraqitjen ndaj Francës.

Meta ka lavdëruar edhe përkrahjen e ofruar nga tifozët “Kuq e Zi” në stadiumin “Air Albania Stadium.

“Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh “.

Kreu i shtetit shqiptar e ka arsyetuar mungesën e tij në këtë stadium me pakënaqësinë që ka ndaj vendimit për ta ndërruar emrin e stadiumit të ri.

“Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!” Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale “.

Ai shprehu nderim për të gjithë ata që kanë luajtur në “Qemal Stafa” për 70 vjet.

“Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! ???”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë