Ilir Meta e dekoron tenorin Plácido Domingon me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’

Ilir Meta e dekoron tenorin Plácido Domingon me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’

NULL NULL
4 weeks më parë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” tenorin me famë botërore, Plácido Domingo.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook tha se i jemi mirënjohës Plácido Domingo, për frymëzimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

“I jemi mirënjohës tenorit të jashtëzakonshëm me famë botërore, Maestro Plácido Domingo, për frymëzimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, që u ka dhënë gjithmonë sopranove dhe tenorëve shqiptarë, të cilët e kanë nderuar kombin tonë me sukseset e tyre në skenat ndërkombëtare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe shumë të tjerë”, ka shkruar Meta.

Meta theksoi se titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ishte më i miri që mund të gjente për ta dekoruar tenorin, përcjell Klankosova.tv.

“E çmova sot me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, sepse nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi për Maestro Plácido Domingo, se sa emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë”, thuhet tutje në shkrimin e Metës.

Tutje, Presidenti shqiptar tha se prania e kësaj figure të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore, si dhe interpretimi i tij i paharrueshëm për artdashësit shqiptarë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ishte kënaqësi e veçantë dhe një ngjarje e madhe, që na nderon.