21:35, 8 Gusht 2019

Atleti me origjinë shqiptare, Ilir Latifi, e ka konfirmuar se do të përballet me kundërshtarin zviceran Volkan Oezdemir.

Të dy atletët e arteve marciale të përziera do të përballen në tetëkëndësh më 10 gusht të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se një përballje midis dy atletëve ishte paraparë të zhvillohej me 3 gusht, por më pas ishte anuluar.

Ndërsa për përballjen e radhës, Ilir Latifi duket se është i gatshëm pasi që një gjë të tillë e ka pohuar edhe në Twitter.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë