16:09, 18 Janar 2020

Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë ka zgjedhur Bordin e ri të Guvernatorëve.

President i ri Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë është rizgjedhur Ilir Ibrahimi, transmeton Klan Kosova.

Ibrahimi nëpërmjet në shkrimi në Facebook, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Odes Ekonomike Amerikane për besimin që ia kanë dhënë për ta udhëhequr këtë institucion edhe për një mandat.

“Besimin e tyre e marr si një testament për punën e bërë në mandatin e parë dhe si një detyrim për të shërbyer me devotshmëri në përfaqësimin e tyre dhe në realizimin e misionit të odës, që në themel të saj ka zhvillimin e një ekonomike të lirë, pa barriera, ku konkurrenca e lirë është determinues i suksesit”.

Në rolin tim si president, do të vazhdoj punën e filluar në mandatin e parë për të sjellë investime amerikane në Kosovë. Relacioni me SHBA është i një rëndësie”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë