Ilir Hasani: Pritet që fundi i prillit të jetë kulmi i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilir Hasani: Pritet që fundi i prillit të jetë kulmi i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
15/04/2020

Ilir Hasani, drejtor i Urgjencës në Maqedoninë e Veriut ka treguar për gjendjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e koronavirusit atje.

Ai tha se pritet që çdo ditë qeveria e vendit të merr masa të reja në ndalimin e veprimtarive të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Çdo ditë rriten dhe shtrënghohen masat. Është vendosur që mbyllen të gjitha parqet dhe ato të recreative dhe do të ketë kontroll rigoroz që aty të mos grumbullohen njerëz. Është urdhër nga qeveria që të mos ketë më shumë se dy persona që ecin bashkë”.

“Të miturit kanë dalje nga ora 13:00 deri në 15:00, të cilëve edhe pse iu lejohet të dalin jashtë nuk do të mund të shkojnë askund. Pra, ka vendime mjaft kontraverse. Për të moshuarit mbi 65 vjet janë dy orë të mëngjesit që nuk përputhen me dy orët e të miturve. Për shkak të festave të pashkëve do të jetë vikendi me orë policore më të gjatë. Nuk do të ketë asnjë lëvizje jashtë, është mjaft vikend i gjate”.

Ai tha se lajm i mirë tani është rritja lineare e numrit të të infektuarve që kap shifrën ditore rreth 40 deri në 50 të prekur.

“Ndërsa për numrin e të vdekurve çdo ditë kemi rreth 4-5 raste. Një gjë mjaft brengosëse është se numri i personelit mjekësor që janë infektuar është mjaft i madh në krahasim me shtetet e rajonit. Numri i të infektuarve të personelit mjekësor ishte 117 dje”.

“Pritet që numri it ë sërmurëve të rritet në ditët e ardhshme. Jemi në mes të malit dhe jemi në ngritje e sipër”.

Hasani tha se nuk ka shifër se sa shqiptarë janë të prekur në Maqedoninë e Veriut, pasi që nuk është kriter etnia për t’i numëruar këto raste.

“Pritet që kulmi i sëmundjes të jetë fundi i këtij muaji, prej kur do fillohet të bie numri, shpresojmë”.

Në Maqedoninë e Veriut janë të konfirmuara aktlualisht 908 raste me të prekur dhe 44 vdekje.