Ilir Deda: Thaçi po i instrumentalizon shqiptarët e Luginës NULL NULL 10/09/2018 10/09/2018 Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se Lugina e Preshevës nuk ka ndonjë kërkesë me rezolutë për bashkim me Kosovën por ka diktat të presidentit, Hashim Thaçi. Deda e ka akuzuar Thaçin se po i instrumentalizon shqiptarët e Luginës për të realizuar një rezolutë të tillë dhe ai ka thënë se ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë. Sipas tij, shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyçen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo, njofton Klan Kosova. “Nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën. Ka diktat të Thaçit që – pasi që ka frikë vetë të sponzorojë një rezolutë të tillë – i instrumentalizon shqiptarët e Luginës. E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë. Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyçen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo”, ka shkruar Deda në llogarinë e tij të Facebook-ut. klankosova.tv
Kosova Pejë: Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi 44 minuta më parë