Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilir Daja te Ballkani deri në vitin 2026

NULL NULL
26.02.2024 17:32
Ilir Daja

Kampioni aktual i Kosovës Ballkani, ia ka zgjatur kontratën trajnerit Ilir Daja, deri në vitin 2026.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi.

“Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv

Në njoftim po ashtu thuhet se i kanë besuar atij që t’i prijë klubit drejt betejave.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë”, thuhet në njoftim.

Ballkani po kalon formë jo të mirë.

Në tetë ndeshjet e fundit, e ka vetëm një fitore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.