Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilaçi për largim të lythave, barnatorja në kryeqytet mashtron qytetarët me çmim për pikje (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:42
lytha ilac

Të martën në KIKS Kosova ishte rrëfimi ekskluziv i qytetarit i cili u infektua nga ilaçi i një barnatoreje në Prishtinë, ilaç ky i cili supozohej t’i largonte lythat dhe shenjat që kishte në trup.

Ekipi i KIKS-it u kamuflua si qytetar i cili dëshironte që të largonte nishanet nëpërmjet atij ilaçi dhe shkoi të vizitonte barnatoren në fjalë.

Farmacisti i tha gazetares që për një çmim prej 20 eurove mund t’ia largonte nishanin që kishte në dorë, madje brenda dy jave.

Pra me një ilaç të njëjtë, farmacisti “kuronte” edhe lythat por edhe nishanet, gjë që paraqet rrezik me shëndetin duke ditur se trajtimi i këtyre të fundit mund të përfundojë deri në kancer të lëkurës. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.