Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKShPK tregon si ta mbroni ushqimin gjatë temperaturave të larta

NULL NULL
26.06.2025 16:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla se si të kujdeseni për ushqimin gjatë temperaturave të larta.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se në ditët me temperatura të larta është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve, ruajmë freskinë e ushqimit, shmangim helmimet përmes ushqimit, i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”.

“Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, qytetarët këshillohet që t’i ndjekin këshillat si në vijim: Pesë çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.