IKShPK: Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me Lijën e Majmunëve NULL NULL 15.08.2024 12:24 15.08.2024 12:24 Foto nga Arkiva: Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, dikur e quajtur si Lija e Majmunëve. Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve, njofton Klankosova.tv. “Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”. “Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta. IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja”, thuhet në njoftim. Profesionistët shëndetësor rekomandohen të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024