IKSHPK: Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve NULL NULL 06.07.2020 09:37 06.07.2020 09:37 A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images) Ditëve të fundi në vend po vijon rritja e rasteve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë maskat dhe distancën, njofton Klan Kosova Sipas IKSHPK-së lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve dhe se lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm ndaj virusit. IKSHPK po ashtu në reagim bën të ditur se ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike. Mes tjerash IKSHPK lut institucionet për mbajte të rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të IKSHPK-së: Të nderuar qytetarë! Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa! Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve! Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj. Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike. Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Ju faleminderit për mirëkuptim! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.