IKSHPK bën thirrje për vaksinim ndaj COVID-19: Mos lejoni mbylljen!

IKSHPK bën thirrje për vaksinim ndaj COVID-19: Mos lejoni mbylljen!

NULL NULL
2 months më parë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër Covid-19.

IKSHPK kërkon që qytetarët të mos lejojnë mbylljen si pasojë e pakujdesisë, duke theksuar edhe se mos të neglizhohet virusi.

Shkrimi i plotë i IKSHPK-së

”Të dashur qytetarë:

Vaksinohuni!

Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave!

Kudo që hasni persona që nuk janë vaksinuar, i këshilloni të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Virusi është kudo! Virusi vret!

Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

VAKSINOHUNI!

MOS E NËNVLERËSONI VIRUSIN!

Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore.

Ne po punojmë për ju pa ndërprerë, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Ne ju treguam që 18 muaj se mund ta mbajmë nën kontroll Covid-19 së bashku!

Vaksinohuni!

Mbani maska – shpëtoni jetë! Së bashku kursejmë jetë!

Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person të vaksinohet dhe t’i përmbahet rekomandimeve të Institutit Kombëtar!

ANDAJ JU LUTEMI: PËR HIRË TË SHËNDETIT TUAJ- VAKSINOHUNI!”.