Ikja e kryesuesit serb, shtyn betimin e kryetarit shqiptar në Zubin Potok (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ikja e kryesuesit serb, shtyn betimin e kryetarit shqiptar në Zubin Potok (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 10.05.2023 20:41
zubin potok komuna

Me zëvendësimin e asamblistëve serbë të dorëhequr, Slavisha Bishevac nga Iniciativa Qytetare, mori kreun e Kuvendit Komunal në Zubin Potok.

Posti që e zuri para 5 muajsh e obligonte atë të kryente një detyrë, që nuk deshi ta bënte, raporton Klan Kosova.

Para thirrjes së seancës për betimin e kryetarit të ri shqiptar, Bishevac u dorëhoq siç u tha, për të parandaluar në mënyrë demokratike marrjen e detyrës nga Izmir Zeqiri, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, pos vonesave të mundshme, kreu i zgjedhur i kësaj komune thotë se ky veprim i Iniciativës s’ia pengon betimin.

Brenda 30 ditësh duhet të zgjidhet kryesuesi i ri. I ardhshmi me shumë gjasë pritet të jetë shqiptar, meqë grupin më të madh në asamble e ka Lëvizja Vetëvendosje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS