IKD: Në listën zgjedhore të Nismës, dy janë të dënuar

IKD: Në listën zgjedhore të Nismës, dy janë të dënuar

NULL NULL
1 month më parë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga Nisma Socialdemokrate me aktakuza dhe dënime.

Sipas IKD-së, në listën zgjedhore të kësaj partie, nga 110 kandidatë për deputetë dy prej tyre janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate, nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se dy (2) prej tyre janë të dënuar aktgjykim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, njëri për veprën penale “Përdorim i armës” i dënuar me 2400 euro gjobe dhe tjetri me gjashtë (6) muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Po ashtu, njëri prej kandidatëve të dënuar në listën e Nismës Socialdemokrate ka një aktakuzë aktive për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i cili rast me pajtimin e palëve ka shkuar në ndërmjetësim.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të Nismës Socialdemokrate.

klankosova.tv