IGJEUM jep detaje nga tërmeti që goditi mbrëmë Shqipërinë NULL NULL 29.01.2020 08:38 29.01.2020 08:38 IGJEUM ka njoftuar se paraprakisht se tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri ishte me magnitude 4.9 i shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit. Sipas raportimeve nga prefekturat, deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa komunikimi po vijon nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 22 minuta më parë