Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IDF: Superoriteti ajror do të luajë një rol jetësor në konflikt

NULL NULL
18.06.2025 17:01

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se që në fillim vendosën që superioriteti ajror do të luante një rol jetësor.

Zëdhënësi i IDF-së, Nadav Shoshani thotë filloi me një përpjekje të përbashkët për të hartuar me kujdes sistemin iranian të mbrojtjes ajrore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ekipet e inteligjencës filluan të ndërtonin bankat e objektivave të mbrojtjes ajrore, me një fokus në vendin ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kryesor i IDF-së”, është shprehur ai.

Superioritet ajror konsiderohet aftësia për të kryer operacione ajrore pa ndërhyrje të jashtëzakonshme nga forcat kundërshtare.

Izraeli e arriti këtë në mënyrë efektive në një zonë jetësore nga perëndimi i Iranit deri në kryeqytetin, Teheran, në më pak se 48 orë. Që atëherë ai ka kontrolluar edhe qiellin mbi Teheran.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.