14:25, 19 Prill 2019

Shkencëtarët janë një hap më afër për të zbuluar se çfarë po shkakton një sëmundje misterioze si polio, e cila goditi dhe paralizoi qindra fëmijë në Britani dhe SHBA vitin e kaluar.

Hulumtimi i ri në Minnesota ka dëshmuar se një virus tashmë i njohur ka shkaktuar të paktën një rast të mielitit akut të dobët (AFM), një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse që dëmton nervin, njofton Klan Kosova.

AFM ishte diagnostikuar vitin e kaluar në të paktën 228 njerëz në SHBA dhe 28 në Britani të Madhe, shumë prej të cilëve fëmijë të vegjël.

Sëmundja e pashërueshme është dëmtuese dhe shpesh i lë pacientët me krahë dhe këmbë të paralizuara.

Por mjekët dhe shkencëtarët kanë qenë të habitur nga gjendja, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë e shkakton dhe vetëm duke qenë në gjendje ta vërejnë atë sapo të fillojnë simptomat.

Hulumtuesit nga Minessota dhe Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan se gjetën Enterovirus-D68 në lëngun kurrizor të një prej gjashtë fëmijëve që vuanin nga mieliti akut i dobët ose AFM, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë