Identifikohet shqiptari që masakroi me thikë në rrugë ish-të dashurën greke në Itali NULL NULL 2 weeks më parë 2 weeks më parë Policia italiane ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptarin e akuzuar për tentativë vrasje ndaj ish të dashurës së tij. Shqiptari i identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj, autor i dyshuar për ngjarjen ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën në mes të rrugës në sytë e kalimtarëve, ku shqiptari ka qëlluar me thikë ish-të dashurën e tij greke, një studente që jetonte në Torino. Ajo ka marrë plagë në gjoks, bark dhe në qafë. Ndër të tjera mësohet se e plagosura është dërguar gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Mauriziano të Torinos, ku i është nënshtruar një sërë operacionesh/Abc News.