Identifikohet një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Prugoc të Prishtinës NULL NULL 25.11.2021 20:15 25.11.2021 20:15 Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Prugoc të Prishtinës, në një shtëpi me qira të një i dyshuar është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ku tha se ky aksion është bërë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se në këtë çështje është i përfshirë një person i dyshuar, i cili është në arrati. “Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë