Identifikohet 26 vjeçari shqiptar i vrarë në Itali - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identifikohet 26 vjeçari shqiptar i vrarë në Itali

NULL NULL
15/12/2015

26-vjeçari Endri Mrishaj është vrarë pak para mesnatës së shkuar, në periferi të Milanos.

Nga deklarimet e dëshmitarëve, të marra nga policia, mësohet se në një lokal që menaxhohet dhe frekuentohet nga shqiptarë, ku i riu shqiptar, Endri Mrishaj ishte klient. Dy persona që mendohet të jenë me nënshtetësi gjeorgjiane, kanë konsumuar për kohë të gjatë pije alkoolike dhe janë grindur për shkaqe banale me një pjesëtar të personelit, i cili u ka kërkuar të mos bëjnë zhurmë.

Për të qetësuar sherrin ka ndërhyrë edhe shqiptari, por një prej gjeorgjianëve ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë. Si pasojë e të shtënave është plagosur në bark 26-vjeçari shqiptar, që ka humbur jetën më pas në spital. Një tjetër shqiptar, 30-vjeç, ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë punuar gjithë natën për të zbardhur ngjarjen, duke mbledhur fakte dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë. Shqiptari Mrishaj rezulton me precedentë penale, pasi është ndaluar përpara disa kohësh nga policia me 80 gramë kokainë, por me vendim të gjykatës u la në arrest shtëpie. /Noa