Identifikohen udhëtarët që ishin së bashku me të infektuarën me koronavirus në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 26.02.2020 21:57 26.02.2020 21:57 Rasti i parë i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar. Bëhet fjalë për paciente të lindur në Shkup në vitin 1970, e cila ka qenë në Itali për një kohë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se të gjithë pasagjerët që udhëtonin me gruan e infektuar me koronavirus janë identifikuar dhe testuar. Kushdo që ka pasur kontakte me këtë grua do të mbetet në shtëpi deri sa të përfundojnë tesimet dhe të jepen rezultatet. Ata do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Pasagjerët që udhëtonin me të ishin nga Shkupi dhe Strumica, dhe në furgon ishin 9 persona./portalb.mk/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Foto nga vija e frontit: Trupat ukrainase përdorin sistem të shumëfishtë raketash për të qëlluar drejt linjave ruse 7 minuta më parë