12:37, 12 Shkurt 2019

Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe atij të Arteve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shprehur shqetësime serioze lidhur me diskursin politik sa i përket fazës së fundit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit”’ dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj” thuhej dje në komunikatën e ASHAK-ut.

Për këtë çështje sot Akademia e Shkencave sërish ka dërguar një komunikatë për media dhe ka sqaruar qëndrimet e djeshme.

Shkrimi i plotë më poshtë:

Në lidhje me kumtesën e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe të Seksionit të Arteve të ASHAK-ut për diskursin rreth sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës duam të sqarojmë si më poshtë:

Qëndrimet e ASHAK-ut nënshkruhen nga Kryetari i ASHAK-ut apo me autorizim të tij nënshkruhen edhe nga Nënkryetari dhe Sekretari Shkencor.

Në këtë rast, qëndrimet janë nënshkruar nga sekretarët e dy seksioneve, anëtarja korrespondente znj. Justina Pula në emër të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe anëtari korrespondent z. Luan Mulliqi në emër të Seksionit të Arteve.

Prandaj, qëndrimet e paraqitura në kumtesën e publikuar janë qëndrime të këtyre dy seksioneve dhe jo qëndrime të ASHAK-ut.

Akademia e Shkencave kundër idesë së ndryshimit të kufirit

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë