Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ideja e ndryshimit të emrit të “Google” has pengesa

NULL NULL
12.08.2015 17:38
Dikush mund të supozojë që, përpara se Larry Page dhe Sergey Brin të zgjidhnin “Alphabet” si emër të kompanisë së tyre të re, ata mund ta kenë kërkuar këtë emër në “Google”.

E nëse kanë bërë diçka të tillë, me siguri që kanë zbuluar se domaini “alphabet.com” si dhe marka tregtare “Alphabet” i përkasin tashmë dikujt tjetër: prodhuesve gjermanë të makinave BMW. Edhe nëse u kanë telefonuar drejtuesve më të lartë të BMW-së, me seli në Mynih, me siguri kanë mësuar edhe diçka tjetër: BMW-ja nuk e ka nxjerrë në shitje këtë markë.

“Alphabet” është emri që dy bashkëthemeluesit e “Google”, Page dhe Brin, i kanë vendosur entitetit të ri të përbashkët që do të jetë edhe kompania mëmë e “Google” dhe disa njësive të vogla si “Nest”, kompani e prodhimit të termostatëve inteligjentë, si dhe “Calico”, një kompani e fokusuar te jetëgjatësia.

Megjithatë, ky vendim nuk sjell përplasje vetëm me BMW-në. Edhe në bursën e “Wall Street”-it ekziston një Fondacion Alphabet. Ekzistojnë edhe disa kompani të tjera të mesme dhe të vogla që përdorin këtë emër.

E megjithatë, veprimet ligjore duken ende të vështira sepse lind pyetja: Kush do ta padisë “Google”?/TCh

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.