Ide si të keni një dasmë përrallore (FOTO) NULL NULL 22.07.2021 22:41 22.07.2021 22:41 Një dasmë me bukuri dhe shtrirje mahnitëse, është e gjitha çfarë një çift i ri ëndërron për ceremoninë e kurorëzimit të dashurisë së tyre. Ndaj për një gjë të tillë, nevojitet dekor minimalist, po aq luksoz, ushqim i shijshëm dhe shpërthim ngjyrash të ndritshme. Si rezultat, do bëheshit dëshmitarë se si fantazia më e egër do kthehej në realitet, pa humbur dot madhështinë dhe hijeshinë e saj, përcjell klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by p’rralla (@dekorprralla) Prandaj brendi i njohur i eventeve, p’rralla dekor, këshillon çiftet të mos kenë frikë të eksperimentojnë dhe të sjellin në jetë të gjitha idetë e tyre për të cilat potencialisht do ndiheshin të kënaqur në datën e tyre speciale. Sipas tyre, e gjitha çfarë ka rëndësi është që të bashkëpunojnë me profesionistë, të cilët do të kuptonin në mënyrë të përsosur aspak të kufizuar zgjidhjen e tyre. View this post on Instagram A post shared by p’rralla (@dekorprralla) Nëse çifti ëndërron një festë të ndritshme, atëherë dekorimi i ceremonisë në stilin përrallor, do të kërkonte kaq gjëra të thjeshta – atmosferë e pazakontë dhe magjike në ceremoni të martesës. View this post on Instagram A post shared by p’rralla (@dekorprralla) Kjo sipas p’rralla dekor, do ishte çelësi për një ceremoni fantastike, duke zgjedhur vetëm veshjet, gjëra të përshtatshme. Duke u sugjeruar nga p’rralla, për ceremoni të tilla rekomandohet që kodi i veshjes të jetë pjesa më e rëndësishme e çdo ahengu. Pastaj vendndodhja e dasmës duhet të zgjidhet bazuar në sezonin gjatë së cilit mbahet eventi. View this post on Instagram A post shared by p’rralla (@dekorprralla) Shumë çifte preferojnë të caktojnë një martesë për muajt e ngrohtë: kjo hapë më shumë mundësi në zgjedhjen e një vendi. Në të vërtetë, kremtimi mund të mbahet në natyrë. Përndryshe, një tendë e hapur e zbukuruar me elemente magjike përrallore do të dukej e mrekullueshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.