Ida hap kinemanë verore në Prishtinë NULL NULL 08.05.2015 22:23 08.05.2015 22:23 Dita e Europës e gjeti kryeqytetin me kinema të hapur. Dita e Europës është shënuar në Prishtinë me një ngjarje thellësisht europiane – me kinema, dhe atë të hapur. Zyra e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me PriFilm Fest në Ekzil, kanë nisur transmetimin e disa prej produksioneve më të suksesshme filmike të vitit 2014. Filmi që hapi kinemanë verore në sheshin Zahir Pajaziti ishte Ida, fitues i Çmimit Oscar në kategorinë e filmave të huaj – një bashkëpunim i produksioneve polake dhe holandeze. Ida bën fjalë për një motër nderi katolike e cila në kohën e okupimit gjerman e kupton se rrënjët e familjes së saj janë çifute, njofton Klan Kosova Fjalën përshëndetës e mbajti Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë. “Ju uroj një natë të këndshme në shoqërinë e filmit dhe njëkohësisht ju uroj Ditën e Europës”. “Në kinemanë tuaj të dikurshme tash gjenden zyrat e Eulexit”. “Jemi në bisedime që vitin e ardhshëm të rikthehet kjo traditë e shfaqjes së filmave si më parë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 10 orë më parë