Icardi “shofer” personal i Rashicës (VIDEO) NULL NULL 28.02.2023 18:47 28.02.2023 18:47 Futbollistët e Galatasarayt po kalojnë në një atmosferë fantastike. Ata duket se kanë raporte të mira mes vete. Të paktën ashtu duket nga një video, ku shihet sulmuesi Mauro Icardi teksa e voziste makinën e cila shërben për të bartur të lënduarit dhe i ka vozitur bashkëlojtarët e tij. Në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Sot kjo skuadër është dashur ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Turqisë kundër Basaksehir, por tërmeti i shkaktuar ditë më parë ndryshoi planet e futbollit atje. Ekipi i Rashicës aktualisht është duke kryesuar tabelën e Superligës së Turqisë me 54 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, Fenerbahçe 48 pikë/Klankosova.tv 😍🚗 Şoför koltuğunda Mauro Icardi. Yolcular; Lucas Torreira, Nicolo Zaniolo, Milot Rashica pic.twitter.com/bof8I6Ui56 — Peşindeyiz Galatasaray! (@PesindeyizApp) February 28, 2023