Ibrahimoviq më i paguari në histori të MLS NULL NULL 13.06.2019 10:22 13.06.2019 10:22 Vendimi i Zlatan Ibrahimoviq për të qëndruar në kampionatin amerikan të futbollit, e bën atë futbollistin që më së shumti është paguar ndonjëherë aty. 37 vjeçari pritet që pas vazhdimit të kontratës me LA Galaxy, në vitin 2019 të ketë një rrogë prej 7.2 milionë dollarëve që është rekord për MLS. Me këtë ai e tejkalon Sebastian Giovinco i cili në 2017 dhe 2018 ishte paguar me 7.1 milionë. Suedezi u bashkua me LA Galaxy nga Manchester United në vitin e kaluar. Rroga e tij do të rritet tejmase pasi që në sezonin e tij të parë ai kishte pasë rrogë vetëm 1.5 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë