Ibrahimi: Rasti i Manastirit të Deçanit mund të shkojë në arbitrazh - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ibrahimi: Rasti i Manastirit të Deçanit mund të shkojë në arbitrazh

NULL NULL
02/12/2021

Shqetësimi i shprehur nga vendet e QUINT-it për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për Manastirin e Deçanit u diskutua sonte në emisionin Rubikon.

Opinionisti Ilir Ibrahimi tha se moszbatimi i këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet vendore mund të bëjë që rasti të shkojë në arbitrazh. Kjo, sipas Ibrahimit, do të dërgonte një sinjal se Kosova nuk është e gatshme të jetë shtet, njofton Klankosova.tv.

”Çështja e Manastirit të Deçanit i ka kaluar të gjitha instancat gjyqësore dhe ka shkuar në gjykatën më të lartë të vendit, pra në Gjykatën Kushtetuese. Është edhe kërkesa që e kemi nga vendet e Quint-it, që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sepse është niveli i fundit i gjykatës, por kjo çështje ka shkuar në të gjitha hallkat e gjyqësisë së Kosovës, derisa ka ardhur në këtë pikë. Këtu po rrezikohet sundimi i ligjit, e kemi shumë të theksuar në çdo deklaratë që vjen nga vendet e Quint-it në Kosovë, sepse pas një vendimi të gjykatës më të lartë në vend, institucionet e Kosovës po hezitojnë ta zbatojnë atë vendim”.

”Pa sundim të ligjit, nuk mund të kesh konsolidim demokratik të një vendi”.

”Edhe në mesin e këtyre pesë shteteve të Quint-it ka mundësi që ndonjëri nga to nuk e pëlqen këtë vendim, ecurinë se si ka ardhur deri te ky, mirëpo kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ai vihet në dyshim, brenga të cilat e shfaqin vendet e Quint-it është se Kosova nuk po arrin t’i zbatojë ligjet e saj dhe duke u bërë një sërë e këtyre vendimeve, pra politika duke ndërhyrë në drejtësi, Kosova rrezikon që të humbë kredibilitetin e një shteti dhe vendimet, të cilat nuk arrin t’i zbatojë vetë, të tejkalohen dhe të dalin jashtë Kosovës, pra, përmes arbitrazhit, sepse nëse një shtet nuk arrin t’i zbatojë vendimet e gjyqësisë së vetë atëherë duhet të merren instancat ndërkombëtare dhe në këtë rast, që është shumë rast specifik, mund të shkojë në arbitrazh dhe është përmendur arbitrazhi si një nga këto mundësi, qoftë kjo, qoftë çështja e asociacionit, pra Kosova me pamundësinë e vet po e jep të drejtën e vet për ta zbatuar ligjësinë në instanca të tjera dhe kjo tregon që nuk është e gatshme të jetë shtet, nëse e lexojmë kështu pa ngjyrime politike”, tha Ibrahimi.