Ibrahimi: Kurti po ngjan në analist - deklarata për luftë largon investitorët e huaj (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ibrahimi: Kurti po ngjan në analist – deklarata për luftë largon investitorët e huaj (VIDEO)

NULL NULL
09/08/2022

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri Albin Kurti në intervistën e para disa ditësh për një medium Italian, më shumë ngjante në një analist.

“Aty ai bën konstatime të ndryshme të gjendjes dhe qëndrime që Serbia ka ndaj Kosovës, të cilat dihen. Pretendimet e Serbisë nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Kurti duhet ta dijë se fjala e tij ka peshë nga pozita e kryeministrit”, është shprehur Ibrahimi në InfoMagazine të Klan Kosova.

Më tej Ibrahimi ka thënë se deklarata e Kurtit për rrezik të plasjes së luftës ndikon negativisht në aspektin ekonomik.

“Asnjë investitor i huaj nuk do që të shkojë në një vend ku nuk ka stabilitet apo ka rrezik nga lufta. Nuk besoj që Kurti po e thotë të vërtetën, sepse reagimin e parë për çështje të sigurisë do ta kishim nga KFOR”.

“Nëse do të kishte rrezik atëherë KFOR do të duhej të kishte njëfarë mobilizimi”.