Ibrahimi: Kthimi nga ShBA-të në Kosovë është vendimi më i mirë që e kam marrë në jetë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ibrahimi: Kthimi nga ShBA-të në Kosovë është vendimi më i mirë që e kam marrë në jetë (VIDEO)

NULL NULL
21/09/2022

Largimi i të rinjve nga vendi ishte tema e debatit të emisionit Rubikon në Klan Kosova. Duke folur për këtë temë, opinionisti Ilir Ibrahimi  tha se fare nuk është penduar që ka vendosur të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Vendimi më i mirë që ndonjëherë e kam marrë në jetë është vendimi për tu kthyer në Kosovë dhe këtë e them pa hezitim fare, nga kryeqyteti i botës nga Uashingtoni jam kthyer në kryeqytetin e Kosovës. Amerika të merr me të mirë, është ndër shtetet më të mira në botë, sepse të ofron shumë mundësi, por edhe shteti më i mirë në botë nuk është më i mirë se shteti yt. Kjo nuk duhet mend që të thuhet, sepse guri i rëndë peshon në vend të vet”, tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit pavarësisht perceptimit të përgjithshëm se në Kosovë nuk ka vende të punës, Kosova ofron mundësi për të rinjtë e saj.

“Kosova ka sfida, sepse është vend i ri që është duke u ndërtuar, por megjithatë ofron shumë mundësi, sikurse në Amerikë, në Zvicër, në Gjermani, e mundësia të ofrohet, por duhet të vetë ta gjesh atë mundësi dhe ta marrësh, në asnjë vend të botës nuk ta bjen thesin me para dikush te dera, por për çdo sukses duhet të punosh dhe duhet të punosh shumë”, tha Ibrahimi.