Ibrahimi: Buxheti i shtetit është harxhuar vetëm 11 për qind, kjo është për keqardhje (VIDEO) NULL NULL 08.08.2022 23:37 08.08.2022 23:37 Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin se komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk mendon që ka mungesë të parasë publike sepse sipas tij, buxheti i shtetit sa i përket investimeve kapitale vetëm 11 për qind është harxhuar. “Besoj se kemi mjete financiare, por kjo nuk ka të bëjë me mjete financiare. Ka të bëjë me hartimin e buxheteve komunale dhe udhëzuesit të cilët duhet të vijnë nga niveli qendror sa i përket kufijve buxhetor ku komunat nuk mund t’i kalojnë ata kufij buxhetor. I pyetur se deri kur është afati i fundit për dërgimin e qarkores së dytë buxhetore, ai ka thënë se ajo duhet të dërgohet sa më shpejt që është e mundur. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 30 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë