12:53, 21 Shkurt 2020

Ibrahim Xhaka është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Doganës së Kosovës.

Lajmi për emërimin e tij nga kryeministri Albin Kurti në pozitën që e ka mbajtur deri më tani Bahri Berisha është bërë i ditur nga Dogana e Kosovës.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë