Ibra i quan raciste mediat në Suedi NULL NULL 4 years më parë 4 years më parë Zlatan Ibrahimoviq ka sulmuar ashpër mediat suedeze në një intervistë të dhënë për “Canal Plus”. Sulmuesi i Manchester United thekson se në vendin e tij gazetarët janë racistë dhe se e kanë të vështirë ta pranojnë origjinën e tij sllave. “Në Suedi janë shumë racistë. Mediat më sulmojnë sepse nuk arrijnë ta pranojnë që unë jam Ibrahimoviq dhe origjina ime është sllave. Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte gabimet e mia, do ta mbronin me forcë. Është çështje racizmi, ndoshta i pavetëdijshëm, por ekziston. Jam 100% i sigurt për këtë. Nëse mbiemri im do të ishte Andersson ose Svensson, mund të grabisja një bankë dhe sërish do të më mbronin” ka thënë Ibrahimoviq.
Kosova Ambasadori i Kosovës në Austri shkon në vendin e ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Kosova 19.05.2022 11: 26
Kosova Bulliqi: E shlyva dënimin prej 500 eurosh, pati tendenca të përdoret për qëllime politike (VIDEO) 19.05.2022 11: 13