Ia sheh hajrin Angelina Jolie-t NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Me buzët voluminoze dhe sytë e zjarrtë, kjo vajzë mund të krahasohet me Angelina Jolie-n. Victoria Furnari, që ka filluar një karrierë prej modeleje po korrë shumë suksese në krah të Angelina Jolie-t, transmeton Klan Kosova. Victoria ka thënë se sa herë që i dërgoj fotografitë e mia në një agjenci mode, ngatërrohem me aktoren e famshme. Ajo ka thënë se po e shfrytëzon ngjashmërinë e saj që të bëhet e famshme në botën e modelimit. “Të gjithë njerëzit me të cilët punoj, grimerët, stilistët dhe agjentët e modës më thonë se ngjaj shumë me të”, ka deklaruar Victoria. “Kam bërë shumë fotografi dhe të fundit i kam bërë për një revistë në Francë. Kam luajtur rolin e Angelin-as. Fotografitë ishin të bukura, por sinqerisht unë nuk mendoj se ngjaj shumë me të”, ka thënë modelja. Por të tjerët nuk pajtohen shumë me Victorian. Website-i Fashion TV gjithashtu e ka komentuar dukjen e saj si shumë të ngjashme me aktoren amerikane. klankosova.tv
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 19 minuta më parë
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 33 minuta më parë