Ia qëlloi për fitoren e Trump, Armend Muja parashikon: Biden fiton zgjedhjet në Amerikë (VIDEO) NULL NULL 30.09.2020 19:05 30.09.2020 19:05 Analisti politik Armend Muja ia kishte qëlluar se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë në garën presidenciale të vitit 2016. Ai si i ftuar në një nga emisionet e Klan Kosovës e kishte parashikuar saktë se Donald Trump do të ishte presidenti i 45-të i Amerikës. Por, çfarë parashikimesh ka ai për garën e sivjetme presidenciale në SHBA mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump? “Fiton Joe Biden. Në Amerikë shumë gjëra janë edhe statike. Nuk ke nevojë të presësh për ditën e zgjedhjeve e as me u marr me sondazhe shumë sa është te pjesa strukturore e indikatorëve. Me 73 për qind probabilitet, Joe Biden e fiton garën”. Muja në Info Magazine të Klan Kosovës e ka argumentuar pse ai është aq i bindur se Donald Trump do ta humb garën përballë Joe Biden. “Në atë kohë ka qenë lehtë të parashikohet që do të fitonte Donald Trump, sepse në shumicën e rasteve në atë kohë ka pasë një sklerozë në Amerikë, sidomos pas dështimeve të njëpasnjëshme në politikën e jashtme që kishte Barack Obama. [Barack] Obama kishte bërë një punë shumë të mirë në ekonomi, por në botë shihej sikur kishte shumë çalime. Problemi ishte edhe te amerikanët e bardhë që në atë kohë ishin portretizuar dy luftëra – lufta e brendshme në ato vende që i thonë “Bible-Belt States” ku për shkak të tregtisë së jashtme kishin humbur shumë vende pune në prodhimtari. Në zonat si Michigan, Wisconsin, Ohio, Pennsylvania e Georgia kjo nuk kapërdihet lehtë, ndërkohë që këto vende kanë ndikim shumë të madh në kolegjin elektoral dhe janë përcaktuese, prandaj ka qenë evidente fitorja e Donald Trump”. “Kjo është edhe arsyeja pse Donald Trump do të humb tash. Një prej premtimeve të tij kryesore ka qenë që do ta rikthejë prodhimin ashtu që ish-amerikanët e bardhë krenarë të kthehen edhe një herë në spektrin e shtegut të mesëm, mirëpo në atë pikë ka dështuar. Me gjithë sukseset e tij në dy vitet e para, tash pas koronavirusit ka dështuar keq. E dyta është deficiti tregtar me Kinën që tash është edhe më keq sesa që e ka lënë Barack Obama – pra, edhe në këtë pikë ka dështuar. [Donald] Trump thotë se ka pasë një sukses shumë të madh në ekonomi, që ka qenë pjesa më e fortë në kandidaturën e tij e që për mua ishte evidente që ai do të fitojë, mirëpo tash doli që për shkak të koronavirusit të gjitha përfitimet që ai i ka bërë kanë humbur”. “Me koronavirusin u vërejt se Amerika i ka kufizimet e veta dhe u vërejt po ashtu kontradikta e politikës së Donald Trump ‘Amerika e para’. [Donald] Trump ka qenë i ngathtë në menaxhimin e situatës me COVID-19. Është konsensus i të gjitha vendeve dhe instituteve botërore që Amerika ka qenë në mesin e vendeve që e ka menaxhuar më së keqi koronavirusin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë