Lajmet e fundit

Rasti është raportuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, ndërsa që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore kanë zhvilluar kërkime për gjetjen e tij, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se është analizuar dhe verifikuar çdo informacion që mund të ndërlidhet me rastin, ndërsa kërkimet janë ende duke vazhduar, ndërsa pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit, Policia ka kërkuar edhe kontributin e qytetarëve.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me personin e sipërshënuar, t’i përcjellin ato policisë”, thuhet në njoftim.
Informacionet mund të dërgohen në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike të Policisë së Kosovës.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për lokalizimin e personit të zhdukur.