I vihet zjarri një pjese të QKMF-së në Pejë NULL NULL 19.01.2020 16:30 19.01.2020 16:30 Dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë kanë raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Medlin Albright” në Pejë, ku dëshmitarët kanë treguar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) i cili ka shpërthyer, transmeton Klan Kosova. Si pasojë, zjarri është përfshirë një pjesë e murit i cili më pas është shuar nga dëshmitarët e rastit. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë