I vdiq foshnja në krah NULL NULL 01.06.2015 10:23 01.06.2015 10:23 Shumë e dhimbshme, por një nënë e quajtur Hayley Keane po bën bujë me foton e saj e cila kishte përqafuar birin e saj Simonin, për një herë të vetme dhe ai ishte përqafimi i fundit poashtu me të birin. 26 vjeçares i’u lejua vetëm një përqafim me djalin e saj , pasi ajo gjatë shtatëzanisë së saj kishte kontraktuar bakterie të cilat rezultuan beben për të marr një meningjit vdekjeprurës. Foshnja e zonjës së brishtë vdiq vetëm pas tre ditësh, pasi ajo gjatë shtatëzanisë së saj kishte marrë një bakterie në zonën vaginale dhe zorrën e trashë, e që mbajtja e të birit në gjoksin e saj për herë të parë u bë edhe hera e fundit që mund t’a ndjenjte atë. Veç tjerash ajo tha: ‘’ Përqafimi im i parë u bë edhe përqafimi im i fundit me të, tashmë ai është larg meje, unë kurrë nuk e pashë atë me syhapur, nuk e dëgjova asnjëherë duke qarë të paktën, ai ishte i butë, kishte një dëmtim të shumëfishtë të organeve ai po vdiste dhe unë nuk mund të bëja asgjë’’ Nëna e mërzitur, nuk e la pa u sqaruar se gjatë shtatëzanisë së saj ajo fitoi atë bakterie gjatë ushqimit siç e përshkroi ajo shkruan dailymail.co.uk, transmeton Klan Kosova: ‘’ Trupi im digjej që foshnja ime të lindte e shëndoshë, dhe unë ushqehesha sa mundesha vetëm që ai të ishte mirë, por unë nuk e dija që gjithçka shkoi tmerrësisht keq.’’ Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të stafit mjekësorë, Simoni 3 ditësh nuk mundi të shpëtonte. “Ai mori frymën e tij të fundit mbi gjoksin tim. Ai ishte i butë, si një rënkim. Ai vdiq në krahët e mi.” tha nëna e pikëlluar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.