Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e nënës në Pejë

NULL NULL
10.05.2023 17:11
policia e kosoves

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë, ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë, ngjarje e cila ndodhi më 14 prill të këtij viti.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në bazë të kërkesës për vazhdim të paraburgimit nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore të Pejës, raporton Klan Kosova.

Të pandehurit, sipas këtij aktvendimi, “i vazhdohet masa e paraburgimit, e cila mund të zgjasë nga data 14:05.2023 e gjer më datë 13.07.2023”.

vrasja e nenes peje

Kujtojmë se më datë 14 prill, vendi u trondit nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Pejë.

Pas pak, doli se dorasi dyshohet të ishte djali i viktimës.

Të pandehurit, më 15 prill, Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi masën e paraburgimit.

Në lidhje me këtë rast, Klankosova.tv ka siguruar komplet dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.

Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.

Tutje, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij, njofton Klankosova.tv.

Më tej, gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte nxjerr biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023. /Klankosova.tv

Raporton: Qëndresa Tërshani

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.