I torturuan mizorisht dy shqiptarë gjatë luftës, ngritet aktakuzë ndaj serbit NULL NULL 06.12.2019 15:58 06.12.2019 15:58 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër N.A. për krime të luftës kundër popullësisë civile. Ai në vitin 1999 gjatë luftës si pjesëtar i forcave policore ka marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare. Ai më 21maj në lagjen “Emshir” të Prishtinës bashkë me forcat policore serbe kishte torturuar ë mënyrë çnjerëzore J.Sh. dhe S.SH, njofton Klan Kosova. Për një kohë të gjatë ata i kanë rrahur dy viktimat me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar vuajtje të mëdha dhe dëmtime të rënda trupore, nga pasojat e të cilëve ata vuajnë edhe sot. Të njëjtën ditë, i pandehuri N.A. në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte gjetur dhe përvetësuar nga të dëmtuarit shumën e madhe të parave, disa vetura dhe gjësende të tjera me vlerë. “Me këto veprime i pandehuri N.A. në bashkëkryerje ka kryer vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.1. lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024